​Osmani pas takimit me kryetarin Ahmeti: Lipjani komunë e cila ofron shumë mundësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka vizituar Komunën e Lipjanit ku është pritur nga kryetari Imri Ahmeti.

Osmani tha se Lipjani është komunë e cila ofron shumë mundësi për të rinjtë, derisa tha se qytetarët e kësaj komune duhet të krenohen me punën e kryetarit Ahmeti.

E para e vendit ka treguar se gjatw takimit me kryetarin Ahmeti kanw diskutuar për zhvillimin ekonomik, bujqësinë, fuqizimin e të rinjve, grave dhe iniciativa të tjera që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Po ashtu, kryetari, Imri Ahmeti shtoi se në takim e ka informuar presidenten për projektet aktuale dhe ato të ardhshme.

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, qëndrimin  në Komunën e Lipjanit e ka vazhduar me takimin e grave dhe të rinjve por edhe të komuniteteve në këtë qytet. Po ashtu, ajo ka vizituar edhe qytezën antike të Janjevës.

Back to top button