Konjufca priti në takim Kryetarin e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë së KiE-së

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka pritur në takim në takim Kryetarin e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë së KiE-së, njëherazi deputet dhe anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Francës, Bertrand Bouyx.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media.

“Kryetari Konjufca dhe z. Bouyx diskutuan për votimin e 27 marsit, ku u miratua raporti që rekomandon se Republika e Kosovës duhet të ftohet të bëhët shtet anëtar në Këshillin e Evropës. Kryetari Konjufca e falënderoi z. Bouyx për punën e tij dhe për mbështetjen e Francës si shtet partner, duke i shprehur mirënjohje për angazhimin që kjo fazë e parë për antarësimin e Kosovës në KiE të kalohej me sukses”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje bëhet e ditur se të dy u pajtuan se është e rëndësishme që të vijojë puna dhe angazhimi deri në përfundim të plotë të këtij procesi, së bashku me shtetet mike, pas të cilit Republikës së Kosovës i hapet rruga për arritje edhe më të mëdha në drejtim të ruajtjes, mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të njeriut në vendin tonë.

“Kryetari Konjufca u shpreh se mekanizmat dhe institucionet e shtuar në disponim për Kosovën, siç është edhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, do t’ia rrisin edhe më tej punën dhe rezultatin pozitiv vendit tonë në gamën e vlerave të demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Anëtarësimi në KiE nuk është përfundim, por fillim i një angazhimi edhe më të madh në këtë drejtim”, thuht ndër të tjera në komunikatë.

Po ashtu, kryetari Konjufca u shpreh edhe rreth vendimit për Manastirin e Deçanit, ku tha se ky ishte një vendim i vështirë, dhe pikërisht kjo tregon vendosmërinë e Kosovës për shtet ligjor.

“ Bouyx e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen dhe shprehu mbështetjen e tij për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, duke qenë shumë optimist se ky proces do të përfundojë me sukses”, përdundon komunikata./21Media

Back to top button