Konjufca propozon që këtë vit të mos aplikohet në Interpol

Konjufca i propozon Qeverisë ta lë aplikimin për INTERPOL për vitin e ardhshëm

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, në mbledhjen e Qeverisë ka propozuar që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë, INTERPOL, të shtyhet edhe për një vit.

“Sipas analizave te brendshme të Ministrisë të cilën unë e përfaqësoj, gjendja nuk duket shumë optimiste në krahasim me dy vitet e kaluara. Kosova nuk ka ndryshuar shumë pozicion sa i përketë mbështjetjes prej shteteve të cilat e kërkojnë Kosovën me u anëtarësu në Interpol nëse i krahsoni votimet me dy vitet e kaluara. Kosova do ta kishte të njëjtin rezultat edhe po të aplikonte këtë vit”, ka thënë Konjufca./21Media

Back to top button