​Haskuka: Gjatë kësaj jave do të zgjedhim kryesuesin e Kuvendit Komunal

Vazhdimi i seancës

Në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur në janar të këtij viti, Kuvendi Komunal i Prizrenit në mungesë të kuorumit ka dështuar të zgjedhë kryesuesin.

E këtë javë do të mbahet vazhdimi i seancës, ku kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, shprehet i bindur se do të arrijnë të zgjedhin kryesuesin.

Haskuka ka thënë se kandidati i Vetëvendosjes, Muharrem Elezkurtaj, do të arrijë që të marrë votat për të udhëhequr me Kuvendin Komunal.

Back to top button