Konjufca: S’do të lejojmë që Vuçiq të komandojë në Kosovë përmes bandave kriminale

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë vizitës së tij në Shkup tha se Kosova ka shtyrë zgjedhjet në veri të Kosovës dhe ka pranuar marrëveshjen për targat me Serbinë në koordinim me SHBA-të dhe BE-në. Përcjell TV21.
Konjufca tha se nga ana tjetër Serbia po mbështet grupet kriminale në veri, ndërsa theksoi se nuk do të lejojë që Vuçiq përmes bandave kriminale të komandojë në Kosovë.
“Serbia në anën tjetër u përgjigj përmes mbështetjes së eksponentëve të cilët janë në krye të krimit të organizuar në atë pjesë të Kosovës, të cilët ndërmarrin veprime të dhunshme dhe të armatosura kundër Policisë së Ksovës dhe të cilët po i mbyllin edhe rrugët të karakterit ndërkombëtar përmes vensdosjes së barrikadave të paligjshme. Këta eksponentë janë në listën e zezë të SHBA-së, tash edhe të Britanisë së Madhe, urojmë që një ditë të jenë në listën e zezë të BE-së. Ne nuk do t’i lejojmë që brenda territorit të Ksovës Vuçiqi të komandojë përmes këtyre bandave”, tha mes tjerash Konjufca./TV21

Back to top button