Konjufca sërish ironizon me deputetë që nuk qëndrojnë në sallë

Kryeparlamentari Glauk Konjufca sot ka ironizuar me deputetët e Kuvendit të Kosovës që nuk kanë qëndruar në sallë, por në bufenë e Kuvendit.
Kryetari Konjufca u ka bërë thirrje deputetëve që të kthehen në seancë për të votuar rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës.
Pasi që deputetët iu përgjigjen thirrjes, Konjufca u shprehë me ironi.
“Siç duket paska qenë një seancë tjetër në bufe, qysh pe shoh. Ne duke menduar që ne jemi duke mbajtur seancën. Mirë, më tregoni sa është numri, apo e keni tash problem me numërua kaq shumë. E keni befasuar administratën me këtë kthim”, tha Konjufca.
Gjatë vazhdimit të seancës së sotme, Konjufca i kishte reaguar edhe deputetes nga partia e tij, Mirlinda Sadiku, e cila pasi kishte marr fjalën iu ishte referuar kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca si ‘Kryesues i Seancës’.
Konjufca iu është përgjigjur se është kryetar e jo kryesues.
“Unë jam kryetari, Mirlindë”, i tha Konjufca duke qeshur.
Kuvendi aktualisht është duke shqyrtuar Rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për Raportin e Auditimit të performacës zbatimi i rekomandimeve të raportit “Administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe vlerësimi i rezultateve”.

Back to top button