Sveçla: Luftimi i krimit mbetet prioritet i MPB-së

 
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka lavdëruar punën 100-ditore të qeverisjes Kurti.
Ai ka thënë se për gati 100 ditë, dinamika e angazhimit të lartë, si në Kosovë, rajon dhe më gjerë do të vazhdojë të rritet duke prodhuar rezultate konkrete për qytetarët.
“Kemi sfida të mëdha para vetes, por mbesim të palëkundur në luftën e pa-kompromis kundër krimit, korrupsionit e keqpërdoruesve të detyrës zyrtare. Subvencionet u takojnë bujqve”, shkruan Sveçla.
Prokuroria Themelore në Prishtinë më herët ka bërë të ditur se në bazë të kërkesës së Prokurorit të Shtetit dhe urdhëresës së Gjykatës kompetente, si dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, sot po realizohet aksioni si vazhdimësi e operacionit të datës 24 shkurt 2021, rasti “Subvencioni 2021”.

Back to top button