Konjufca sot në Hagë për t’i takuar ish-krerët e UÇK-së

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, do të udhëtojë sot drejt Hagës për t’i takuar ish-krerët e UÇK-së.
Lajmin e ka bërë të ditur para disa ditësh këshilltari i tij, Ilir Kërçeli, i cili ka njoftuar se do të udhëtojë bashkë me të.
“Bashkë me kryeparlamentarin Konjufca më 17 qershor udhëtojmë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë”, ka shkruar ai.
Para disa ditësh, Konjufca tha se Specialja po ua shkel të drejtat ish-krerëve të UÇK-së.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është zyrtarja më e lartë që deri më tash ka vizituar Dhomat e Specializuara dhe ka takuar disa nga të paraburgosurit, por jo edhe Thaçin e Veselin./21Media

Back to top button