Konjufca sot në Shqipëri

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot do të qëndrojë për herë të parë pas marrjes së detyrës në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i Kuvendit të Kosovës do të pritet në takime të veçanta nga presidenti Ilir Meta, kryekuvendarin Gramoz Ruçi dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Bashën.

Konjufca nga ora 10:05-11:15 do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin. Nga ora 11:30-12:30 Kojufca do të ketë takim me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën.

Ndërsa, nga ora 12:30-13:00 ai do të ketë takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Bashën.

Back to top button