Konjufca uron Bajramin: Të ndihmojmë ata që kanë pak

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke uruar Kurban Bajramin tha se kjo festë është një rast i veçantë për të reflektuar mbi vlerat e larta të flijimit, shërbimit, dhembshurisë, bamirësisë dhe për të ndihmuar ata që kanë më pak.
“Bajrami i Kurbanit është një traditë shpirtërore islame e cila shënon kulmin e pelegrinazhit dhe sakrificën e besimtarit. Kjo festë është një rast i veçantë për të reflektuar mbi vlerat e larta të flijimit, shërbimit, dhembshurisë, bamirësisë dhe për të ndihmuar ata që kanë më pak.  Sakrifica e vërtetë sugjeron që të vendosim nevojat e tjetrit mbi tonat, dhe, nëse është e nevojshme, të heqim dorë nga ajo që është e rëndësishme për ne për të mirën e të tjerëve. Atmosfera që krijon Bajrami në këtë kohë të flladit veror le të jetë një motivim i ndarjes së dashurisë.Urime për Bajramin e Kurbanit!”, shkroi Konjufca.
Ndryshe, besimtarët myslimane kremtimet për Kubran Bajram i kanë nisur që në orët e hershme të mëngjesit me faljen e namazit të sabahut e më pas edhe atë të Bajramit.

Back to top button