Kurti uron Bajramin: Uroj që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit

Sot (9 korrik) besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramit.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka uruar festën e Bajramit.
Kurti uroi që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit e solidariteti të jetë udhërrëfyes i përhershëm.
“Besimtarët myslimanë sot festojnë Kurban Bajramin, festën e sakrificës. Me synim tjetrin e jo veten, në këtë ditë rikujtojmë mësimet hyjnore për t’u treguar bujarë e zemërgjerë, sidomos me skamnorët, jetimët, të dobëtit dhe të vetmuarit. Uroj që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit e solidariteti të jetë udhërrëfyes i përhershëm. Gëzuar e me fat Kurban Bajrami!”, shkroi Kurti./21Media

Back to top button