Konjufca uron Ditën e Kushtetutës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në 14 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës, ka thënë se duke miratuar Kushtetutën përfaqësuesit e zgjedhur të popullit siguruan themelet mbi të cilat sot qëndron shteti ynë demokratik dhe sovran.
Konjufca ka thënë se me miratimin e aktit themeltar njëherësh u kurorëzua sakrifica, aspirata dhe vullneti shekullor i popullit të Kosovës për liri, demokraci, pavarësi dhe prosperitet.
“Republika e Kosovës, në partneritet të ngushtë e të përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar, do të vazhdojë ta dëshmojë përcaktimin e saj për demokraci të vërtetë, shoqëri të lirë e të hapur, paqe e prosperitet dhe promovim të vlerave evropiane. Gëzuar Dita e Kushtetutës!”, ka shkruar Konjufca në Facebook./21Media

Back to top button