Konjufca: Zemrat tona janë me familjet e viktimave

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca është shprehur i pikëlluar për përmasat tragjike të tërmetit, që ka goditur sot Turqinë.
Konjufca i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta popullit turk.
“Në këto çaste të vështira e tronditëse, zemrat tona të thyera janë me familjet e viktimave të termetit dhe lutemi për shërimin e të lënduarve. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim i shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin popullit turk, Presidentit të Republikës së Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan, Asamblesë së Madhe Kombëtare dhe Presidentit të saj, z.Mustafa Şentop.”, ka shkruar Konjufca në Facebook./21Media

Back to top button