Kaloni te përmbajtja kryesore

Fikrim Damka e Duda Balje në takim me Kurtin

Fikrim Damka, nga Partia Demokratike Turke e Kosovës ka përfunduar takimin me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Aktualisht takim me Kurtin është duke mbajtur Duda Balje Kryetarja e Unionit Social Demokrat.

Këto takime vijnë në kuadër të nisjes së diskutimeve të Kurtit për formimin e Qeverisë së re.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dje ka nisur takimet me partitë politike të pakicave për formimin e qeverisë së re.

Ndërkohë përfaqësues të Vetëvendosjes thanë se janë në diskutim edhe me deputetë të ndryshëm të Kuvendit dhe se tashmë i kanë siguruar numrat e synuar për formimin e qeverisë së shpejti./RTV21/21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button