Kontrabanda përmes autobusit, kapen pajisje elektrike në vlerë prej 8 mijë eurosh

189 Njësi Elektrike/Pajisje Smart, duke përfshirë priza, ndërprerës dhe termometra, me një vlerë rreth 8 mijë euro janë kapur sot në Merdarë në hyrje të Kosovës.

Malli i padeklaruar ishte duke u transportuar me autobus.

“Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në hyrje të Kosovës kanë ndaluar dhe ushtruar kontroll të autobusi, derisa rezultat i të cilit ka qenë zbulimi i një sasie të konsiderueshme malli të padeklaruar.
Në këtë rast, janë gjetur të fshehura dhe të padeklaruara 189 Njësi Elektrike / Paisje Smart, duke përfshirë priza, ndërprerës dhe termometra, me një vlerë përafërsisht 8,000.00 Euro”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Malli i padeklaruar është sekuestruar dhe në përputhje me rregulloret aktuale, derisa janë nisur procedurat kundërvajtëse ndaj kompanisë përgjegjëse./21Media

Back to top button