Kontrabandë me kafshë, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Kontrabandë”.
Policia e Kosovës, pas pranimit të informacionit për një automjet të dyshuar në Prevallë të Prizrenit, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe rreth orës 15:00 kanë ndaluar një kamion.
Gjatë kontrollit të kamionit me targa vendore, janë hasur 25 (njëzet e pesë) viça që dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut.
Me këtë rast, Policia identifikoi tre të dyshuar. A.K., (viti i lindjes 1980, mashkull kosovar), K.B., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar) dhe R.R., (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar).
Kafshët janë dorëzuar në Doganën e Kosovës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar rasti ndaj tre të dyshuarve të lartcekur, ata janë intervistuar dhe më vendim të prokurorit rasti vazhdohet në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button