Vdiq artistja e njohur Hueyda El Saied

Është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare balerina e njohur, Hueyda El Sayed.
Ajo ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Prej disa vitesh Hyeda jetonte në Luksenburg së bashku me djalin dhe bashkëshortin e saj, me të cilin bëri edhe një dasmë private.
El Saied ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare.
Ajo kishte lindur në Tiranë, por ishte me prejardhje nga Sudani.
Hueyda El Saied ishte nga ato pak vajza që kishin provuar të bënin gjithçka sa i takon televizionit. Ajo dinte të këndonte, ishte balerinë, moderatore, prezantuese lajmesh dhe piktore.
Kujtojmë se disa nga programet që ka prezantuar janë: ‘Një këngë për ty’, ‘7 nga shënimet e mia dhe Kioska’ dhe ‘Në restorant’. Hueyda ka marrë pjesë edhe në festivalet e muzikës shqiptare, ndër ta ‘Top Fest’ dhe ‘Kënga Magjike’./21Media

Back to top button