Kontrabandë me migrantë, arrestohet një person

Mbrëmë në rrugën Leposaviq-Jarinje Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer kontrabandë me migrantë.
Sipas raportit policor, i dyshuari ka qenë duke transportuar kundërligjshëm shtatë shtetas të huaj.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, pasi që njësitet policore gjatë kontrollit në veturën të cilën ishte duke e drejtuar janë hasur 7 (shtatë) shtetas të huaj, të cilët ishin duke u transportuar kundërligjshëm.”, ka informuar Policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa shtetasit e huaj janë trajtuar sipas procedurave nga njësia për migrim dhe të huaj./21Media

Back to top button