Kontrabandë me pajisje mjekësore, ndalohet një shtetas i huaj

Në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit oficerët doganor kanë ndaluar një automjet që drejtohej nga një shtetas i huaj.
Gjatë kontrollit në pjesë të ndryshme në brendi te veturës, të mbuluara me veshje janë zbuluar pajisje medicinale gastrike së bashku me disa medikamente përcjellëse.
Malli i ndaluar është:
• Endo Grasper – GRASPER
• Endoskopi _ MEDBAR – 14 pce
• SERECAL REF 5007 3ml (pluhur) – 5
• SERACONTROL REF 501 5ml – 5
• SEVORANE lang inhalimi 250ml – 3
• Iinstrumente 3 PCE – G-FLEX
• PROTROMBINE TIME, ASSAY KIT (MEDSIL) ½ – 2 PCE Intragastric Ballon – 3 (Medsil)
• Regular Platform Implant (Prosthetic) – 20 Pce (Mode Implant)
Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe pala është futur në procedurë kundërvajtëse./21Media

Back to top button