Kontrabandim me migrantë, kapen 6 shtetas të huaj pa dokumente

Policia ka raportuar për një rast kontrabandimi me migrantë të ndodhur të shtunën në Jarinjë të Epërme.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit të një veture me targa vendore që po e drejtonte një shtetas kosovar, janë hasur gjashtë shtetas të huaj pa dokumente.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt, ndërsa viktimat trajtohen nga njësia e Migrimit.

Back to top button