Kontrabandonin migrantë sirianë, arrestohen tre persona

Janë arrestuar tre meshkuj kosovarë të cilët dyshohen se kanë kontrabanduar emigrantë.

Siç njofton Policia e Kosovës në veturat e dy të dyshuarve u panë 10 emigrantë sirianë në fshatin Joshanicë në Leposaviq më 29 shtator të këtij vitit.

“Emigrantët Sirian janë dërguar në Qendrën e Migrimit, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Kurse në automjetin e një të dyshuari tjetër janë takuar 15 persona shtetas sirianë në fshatin Kajov, Leposabiq me 30 shtator të këtij viti.
Policia njofton se sirianët ishi pa asnjë dokument.

“ I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa emigrantët janë duke u trajtuar nga Njësia për Migrim dhe të Huaj. “, thuhet në raportin e policisë./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button