Kaloni te përmbajtja kryesore

Kontrollohen këngëtarët, kameramanët e restorantet e dasmave

ATK synon kontrollin e pagesës së tatimit nga bizneset

Një aksion i gjerë i Administratës Tatimore të Kosovës ka në shënjestër sallat e dasmave dhe ahengjeve.

Aksioni u zhvillua në disa lokacione ku mbaheshin ahengje mbrëmë dhe synon kontrollin e pagesës së tatimit nga bizneset e përfshira në këto ahengje. Nën llupën e ATK-së janë pronaret e restauranteve/sallave, këngëtarët dhe muzikantët e angazhuar për argëtim, kameramanët apo bizneset e xhirimit dhe fotografisë.

Në kontroll kërkohen kontratat për shërbime dhe rregullsia e kuponave fiskalë.

Aksioni i gjerë i Administratës Tatimore të Kosovës kishte në shënjestër edhe diskotekat në kryeqytet. Ky aksion synon kontrollin e pagesës së tatimit nga bizneset.

Në kontroll kërkohen kontratat për shërbime dhe rregullsia e kuponave fiskal./kallxo.com

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button