Kaloni te përmbajtja kryesore

Ambasada e SHBA-së përgëzon komunat për publikim të kontratave

Deri tani 24 komuna kanë publikuar 2.051 kontrata në faqet e tyre të internetit

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka thënë se ka kaluar një vit që kur Komuna e Gjakovës vullnetarisht i bëri publike kontratat publike në faqen e saj të internetit.

Këtë e bëri të ditur ambasada me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Që kur u filluar publikimi i këtyre kontratave, deri tani 24 komuna kanë publikuar 2.051 kontrata në faqet e tyre të internetit. E shkëlqyeshme për të parë udhëheqje pozitive dhe transparente”, thuhet në postimin e Ambasadës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button