Konujfca këshillon deputetët: Kujdes si po i referoheni, nesër mund të jetë kryeministër i Kroacisë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë seancës së sotme të Kuvendit pati një këshillë për deputetët. Ai u kërkoi atyre që të kenë kujdes se si i referohen kryetarit të Partisë Lëvizja për Liri në Slloveni, Robert Golob, pasi që sipas tij ai mund të bëhet bëhet kryeministër i Sllovenisë.
Ndërsa, sa i përket ambasadorit të Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, ka thënë se nuk duhet quajtur një shpëlarës parash ndërkohë që nuk është sqaruar ende asgjë.
“Zoti Berishaj ishte një dëm kolateral në këtë betejë mendoj dhe aspekt sekondar i shkëputjes prej kontekstit të përgjithshëm, e konteksti i përgjithshëm duhet të keni parasysh që ishte goditja e atij që nesër mund të jetë kryeministër i Sllovenisë dhe të cilit i besoj populli slloven. Ai nesër do të vizitojë Kosovën si kryeministër i Sllovenisë dhe mendoj që t’i thuhet, të merret si absolutisht e vërtetë, të mos ketë së paku në mënyrën siç thuhen çështjet dhe kritika, një distancoma me një kujdes elementar sa i përket shtetit slloven, votuesit slloven, zgjedhjeve slloven, dhe kryeministrit të nesërm slloven dhe të nënkuptohet që ne po pozicionohemi për të si për një shpëlarës të parave, kjo mendoj që vetëm këtë aspekt të kemi kujdes. Sa i përket të tjerave besoj që do të sqarohen të gjitha dhe varësisht kushdo që ka përgjegjësi do të merr vendimin e merituar”, ka thënë ai./21Media