Korea Veriore shfrytëzon robotë për “ngritjen e inteligjencës tek fëmijët”

 
Robotët kohët e fundit janë në shfrytëzim për kryerje të punëve të caktuara në vende të ndryshme të botës. Ata tani po shfrytëzohen në masë të madhe edhe në Korenë e Veriut, atje për një qëllim shumë të rëndësishëm.
Robotët në Korenë Veriore u futën në shfrytëzim për “ngritje të inteligjencës së fëmijëve”.
Ky robot humanoid që është në veprim, u prezantua në televizionin shtetëror koreano-verior KRT pasi që lideri Kim Jong-un filloi përkrahjen për reforma në edukim dhe inovacione në teknologji.
Ky robot që duket si lodër, ka për qëllim t’ua mësojë fëmijëve matematikën bazë, t’i mësojë për muzikë dhe gjuhën angleze.
Ky robot, i etiketuar me flamur koreano-verior në gjoks, u regjistrua duke lëvizur nëpër një klasë në Universitetin Pyongyang. Edhe ky robot u regjistrua në një klasë tjetër. Ai shihet në ekran sikur qesh. Ndërkohë u regjistrua edhe ky robot me kostum të kaltër dhe me syze. Roboti i parë u disajnua që të mësojë fëmjët për teknologji, që tu ndihmojë të rrisin inteligjencën, raporton Sky News.
Në mesin e këtyre robotëve është edhe një që mbikëqyr mësimet e nxënësve.
Nxënësit shihen duke shfrytëzuar softuesin për disajne 3D, e roboti mbikëqyr punën e tyre.
Shfrytëzimi i robotëve në klasë për mësim të fëmijëve vjen pasi që kompanitë po mundohen të ndërtojnë robot të cilët i kuptojnë njerëzit.
Sipas kompanive për ndërtimin e robotëve në Korenë e Veriut, nuk ishte aspak e e lehtë të ndërtonin robotë me inteligjencë të lartë, por këtë e arritën falë asaj se Kim Jong-un kërkoi që në edukim të përfshihet inteligjenca artificiale, dhe janë të lumtur që ia dolën./21Media

Back to top button