Binjaket e bashkuara u ndanë pas një operacioni 27-orësh

Mjekët në Turqi kanë realizuar me sukses një operacion që zgjati 27 orë, për të ndarë vajzat binjake nga Kameruni që kishin lindur të bashkuara në pjesën e shtyllës kurrizore.
Mary dhe Elizabeth arritën në Turqi kur ishin 9 muajshe. Pas 7 muajsh kërkimesh dhe përgatitjesh, foshnjat u ndanë me anë të një operacioni që ishte planifikuar në modele 3D, transmeton rtv21.tv.
Sipas prindërve të tyre, vajzat që lidën të bashkangjitura po jetonin me dhimbje, gjë që i bëri të kërkonin ndihmë mjekësore.
Pas operacionit 27 orësh, neurokirurgu Dr Memet Ozek thase ndarja e pjesës së poshtme të shtyllës kurrizore ishte një problem.
“Sepse përfshinte katër funksione të rëndësishme: lëvizjen e këmbëve të tyre, kontrollin e traktit urinar, aftësinë për të kontrolluar defekimin dhe parandalimin e një problemi në jetën e tyre seksuale të ardhshme”, tha ai./21Media

Back to top button