Koreja e Veriut e mbyll vitin me lëshimin e raketave balistike

Koreja e Veriut ka lëshuar tri raketa balistike me rreze të shkurtër drejt detit në lindje të gadishullit Korean, informoi ushtria e Koresë së Jugut. Kjo erdhi pesë ditë pasi Koreja e Veriut fluturoi dronët në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut për herë të parë që nga viti 2017.
Koreja e Veriut ka lëshuar më shumë raketa këtë vit se kurrë më parë.
Washingtoni tha se lëshimet e fundit të raketave nuk përbëjnë një kërcënim të menjëhershëm për SHBA-në ose aleatët e saj.
Tri raketat balistike me rreze të shkurtër u lëshuan rreth orës 08:00 me orën lokale (23:00 GMT) nga provinca e Veriut Hwanghae, në jug të kryeqytetit Phenian, tha Shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut.
“Lansimi i raketave balistike nga Koreja e Veriut është një provokim i rëndë që minon paqen dhe stabilitetin në Gadishullin Korean si dhe komunitetin ndërkombëtar”, shtuan ata.
Raketat fluturuan rreth 350 km (217 milje), tha ushtria e Koresë së Jugut, shkruan BBC, përcjell KosovaPress
Roja bregdetare e Japonisë më herët tha se një raketë kishte rënë në det.
Ushtria e Koresë së Jugut këtë javë kërkoi falje për dështimin për të rrëzuar pesë dronë që Koreja e Veriut fluturoi përtej kufirit të tyre të përbashkët.
Në fillim të këtij muaji, SHBA dhe aleatët e saj aziatikë vendosën sanksione ndaj tre zyrtarëve të lartë të Koresë së Veriut të lidhur me testet e fundit të raketave të vendit.
Marrëdhëniet midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut janë përkeqësuar, që kur qeveria konservatore e presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol ka marrë detyrën në maj, duke premtuar qëndrim më të ashpër ndaj Phenianit.
Koreja e Veriut është bërë më e sigurt nën Kim Jong-un, i cili ka mbikëqyrur pjesën më të madhe të zhvillimit të fundit të programit të saj të armëve.
Kohët e fundit ai tha se donte që vendi i tij të kishte forcën bërthamore më të fuqishme në botë dhe e shpalli atë një shtet bërthamor “të pakthyeshëm”.

Back to top button