Koreja e Veriut po përgatit test të ri bërthamor?

Shumë ekspertë janë të mendimit se Peniani së shpejti do të zhvilloi edhe testin e gjashtë

Xhirimet e bëra nga satelitet dëshmojnë për një shtim të aktiviteteve në poligonin për teste bërthamore Pungje-Ri, në Korenë e Veriut.

Kjo po ndodh pikërisht në momentin kur janë thelluar dukshëm tendosjet në Gadishullin e Koresë.

Në bazë të xhirimeve, të bëra më 25 prill, duket se punëtorët kanë mbushur me ujë basenet në portat veriore, kanë theksuar analistët në faqen amerikane në internet, 38 veriu, faqe kjo e cila vlerësohet si tejet e besueshme kur bëhet fjalë për zhvillimet në Korenë e Veriut.

Ekspertët qysh në prill kanë vlerësuar se lokacioni në Pungje-Ri është i gatshëm, por ende nuk dihet se a dëshmojnë aktivitetet e shtuara për atë se a është anuluar ndonjë teste, apo se lokacioni po bëhet gati për një test të radhës,transmeton rtv21.tv

Koreja e Veriut po përpiqet që të zhvilloi raketa me predha bërthamore, të cilat do të mund të qëllonin territorin e Amerikës dhe deri me tani ka zhvilluar pesë teste bërthamore. Shumë ekspertë janë të mendimit se Peniani së shpejti do të zhvilloi edhe testin e gjashtë.

Ndërkohë, autoritetet në Penian kanë njoftuar se autoritetet e këtij vendi në fund të prillit kanë arrestuar një shtetas amerikan, për shkak të veprimeve të tij armiqësore.

Agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA, njoftoi se shtetasi amerikan, Kim Sang Dok, është arrestuar në aeroportin e Penianit, për shkak të veprave penale me prapavijë armiqësore./21Media

Back to top button