Koreja Veriore: Trump është psikopat

Akuza dhe fjalë të rënda ndaj presidentit amerikan

Koreja Veriore e ka quajtur presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump “psikopat”, shkruan AP.

Gazeta veri-koreane “Rodong Sinmun” shkruan se presidenti amerikan “është në situatë të vështirë” në shtëpi dhe se ai po luan me idenë për sulmet preventive në Korenë Veriore për të larguar vëmendjen nga kriza politike në vend.

“Koreja Jugore duhet ta kuptojë se përkrahja e psikopatit Trump do të sjellë deri te katastrofat”, vlerëson gazeta në fjalë.

Trump ka kritikuar Korenë Veriore, duke e quajtur regjimin e saj si brutal, pas vdekjes së studentit 22-vjeçar Otto Warmbier, i cili ishte lëshuar nga ky shtet dhe kishte vdekur në koma ditën e hënë.

Tre shtetasit tjerë të SHBA-ve, me origjinë nga Koreja dhe gjashtë qytetarë të Koresë Jugore edhe më tej ndodhen në burgjet e Koresë Veriore.

Back to top button