Korenica: Pushteti aktual po synon që çdo institucion ta ketë nën kontroll

Kandidati për deputet për Koalicionin për Familje, Visar Korencia në debatin zgjedhor në RTV21 ka folur për zgjedhjen e kryetarit të KPM-së.
Me zgjedhjen e kryetarit të ri të KPM-së, Besnik Berishës, Korennica tha se po synohet kapja e e çdo institucioni.
”Nuk mund të them tjetër veç se kapje e institucionit, më vjen keq se kur ishim në opozitë kemi luftuar shumë dhe fuqishëm duke sjellë në pah elemente të politizimit të njerëzve të cilët e kishin ozupuar institucionet publike, pra është një politizim dhe instrumentalizim i një insitutcionit që do të duhej të ishte i pavaru. Pushteti aktual po synon që çdo institucion ta ketë nën kontroll të plotë”, tha Korenica.