Koreografi Nuha e përfaqëson Kosovën në festivalin ”Laik Dejot”
Koreografi, Robert Nuha do e përfaqësojë Kosovën në Festivalin e dansit bashkëkohor ”Laik Dejot”, i cili do mbahet në Riga të Letonisë nga data 16 deri në 20 gusht.
Lajmin e ka bërë të ditur artisti përmes një postimi në ”Facebook”.
Ai në këtë festival do performojë solo performancën e tij ”InOut” dhe gjatë qëndrimit të tij në Letoni do të zhvillojë edhe master-class me studentët e Akademisë së Dansit Bashkëkohorë të Letonisë./21Media