Kori “Siparantum” fitoi vendin e parë në Kategorinë F në Festivalin Evropian për të rinjtë

Kori Siparantum fitoi vendin e parë edhe në kategorinë F në “European Music Festival for Young People”.
Lajmin e ka bërë të ditur dirigjenti Memli Kelmendi.
“Sapo fituam vendin e 1-rë në kategorinë F (Kategoria Pennant). Kështu për dy ditë morëm dy çmime, dy vendet e para në ‘European Music Festival for Young People’.Kori Siparantum është zgjedhur për të performuar sonte në “Laurente Concert” – Con Bravura”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.
Dje Kori Siparantum fitoi çmimin e parë në Kategorinë G./21Media

Back to top button