Kurti e Konjufca në iftar me Tërnavën

Kryeministri Kurti shtroi iftar për kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava
Në përmbyllje të Muajit të Ramazanit, Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pritën në iftar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.
Kryeministri Kurti shprehu respektin për devotshmërinë dhe vetëpërmbajtjen e besimtarëve myslimanë gjatë Muajit të Ramazanit. Ai uroi që sakrifica e tyre të shpërblehet dhe solidariteti e ndjeshmëria të forcojnë edhe më shumë besimin dhe mirëkuptimin ndërmjet njerëzve.
Në prag të festës së Bajramit, që shënon fundin e muajit të agjërimit, Kryeministri Kurti i uroi myftiut Tërnava dhe të gjithë besimtarëve myslimanë Bajram të gëzuar.
“Humanizmin e tolerancën e besimtarit gjatë Ramazanit t’i kemi udhërrëfyes të përhershëm të përditshmërisë sonë”, tha kryeministri Kurti./21Media

Back to top button