Kori Siparantum hyn zyrtarisht në renditjen botërore, duke zënë vendin e 460-të

Kori Siparantum ky hyrë zyrtarisht në World Rankings – World’s Best Choirs, ne Top 1000 koret më të mira në botë, kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare në Facebook.
Ky është konsideruar si një nga sukseset më të mëdha të arritura ndonjëherë në muzikën korale për shtetin tonë, Kosovën
“Kori Siparantum aktualisht është renditur në pozitën 460 dhe ka 896 pikë. Ky është njeri prej sukseseve më të mëdha të aritura ndonjëherë në muzikën korale për shtetin tonë. Urime”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se,“Siparantum” shënoi një tjetër sukses jashtë Kosovës, ku bëri histori në Olimpiadën e koreve botërore, “World Choir Games 2021”. Në garën e këtij viti, pjesëmarrës në “WCG” ishin mbi 300 kore nga e gjithë bota. Kori Siparantum garoi në “Open Competition”, në kategorinë “Contemporary Music” e cila u mbajt në sallën e njohur koncertale, “Queen Elizabeth Hall, Antwerp”./21Media

Back to top button