Kori Siparantum i sjell vendit dy çmime nga Spanja

Kori “Siparantum” në garat botërore të koreve “Sing for gold” në Spanjë ka marrë Medalje të artë, duke u radhitur i treti në kategorinë e koreve të të rriturve në konkurrencë me tetë kore.
Kori nga Kosova po ashtu është shpërblyer edhe me Çmimin Special për program kontemporan dhe interpretim në skenë.
”Morën Medaljen e Artë dhe Çmimin special për programin kontemporan më të mirë dhe interpretim në skenë. Kjo falë punës së palodhshme të korit për të promovuar kulturën dhe vendin tonë anë e kënd botës. Faleminderit Memli dhe gjithë ekipit! Shumë urime!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës./21Media