Kori Siparantum sërish në Berlin

Nga data 12 deri më 16 prill, Kori Siparantum do të ngjitet përseri në skenën e Filharmonisë së Berlinit.

Para koncertit kryesor që do të udhëhiqet nga kompozitori dhe dirigjenti i njohur, Ēriks Ešenvalds, paraprijnë dy koncerte me vepra të ndryshme stilistike.

“Me qëllim të promovimit të kulturës dhe vlerave tona artistike, MKRS është një nga mbështetësit e këtij rrugëtimi të korit”, thuhet në shkrimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit(MKRS) në Facebook./21Media

Back to top button