Koronavirusi, Arabia Saudite pezullon hyrjet në Mekë dhe Medinë

Besimtarët nuk po mund ta kryejnë Umrën

Arabia Saudite ka ndaluar të huajt që të hyjnë në vend për vizita fetare, përfshirë këtu dy vendet më të shenjta në Islam – Mekën dhe Medinën.

Miliona njerëz shkojnë atje gjatë gjithë vitit për Umrën, kurse rritja më madhe e vizitorëve është gjatë Haxhit, përcjell 21Media

Mbetet ende paqartë se a do t’u lejohet vizita, vizitorëve që do të fillojnë Haxhin, në fund të korrikut.

Arabia gjithashtu ka ndaluar vizitorët nga vendet ku koronavirusi i ri është përhapur.

Arabia Saudite nuk ka raste të konfirmuara të sëmundjes./21Media

Back to top button