Koronavirusi merr hov, regjistrohet rritje e rasteve të reja

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 164 raste të reja të të infektuarve me Covid-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, nga gjithsej 5276 teste të realizuara. Qytetet që numërojnë më shumë të infektuar janë Tetova, Shkupi dhe Gostivari. Nga Instituti për Shëndet Publik informojnë për 18 pacientë të shëruar, ndërsa jetën e kanë humbur 3 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e veriut janë regjistruar gjithsej 156.707 raste, prej të cilëve 150.440 janë shëruar, kurse 5.497 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 770 raste aktive me virusin korona./TV21

Back to top button