Në veri kapen 100 kg peshk i kontrabanduar

100 kilogramë peshk i kontrabanduar janë kapu këtë të mërkurë në veri të Mitrovicës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se këtë të mërkurë se në fshatin Serpel të Komunës së Leposaviqit është ndaluar një shtetas kosovar në automjetin e të cili është gjetur malli i kontrabanduar.
“Policia e Kosovës, gjegjësisht patrulla policore e Stacionit Policor Kufitar Leposaviq, më 04.08.2021 rreth orës 03:20, në fshatin Sarpel KK Leposaviq, ka ndaluar një automjet me drejtues B.B. shtetas kosovar. I dyshuari është hasur duke hyrë nga territori i Serbisë për në Republikën e Kosovës përmes rrugëve alternative. Në automjet janë gjendur 100 kg peshk i kontrabanduar, për rastin është kontaktuar prokurori kompetent i cili ka autorizuar inicimin e rastit ‘kalim i pa autorizuar i vijës kufitare & kontrabanda me mall’”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Automjeti dhe malli i kontrabanduar janë dorëzuar Doganës së Kosovës, i dyshuari, me aktvendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button