Koronavirusi “një goditje shkatërruese për ekonominë botërore”

 

Pandemia Covid-19 është një “goditje shkatërruese” për ekonominë botërore, sipas Presidentit të Bankës Botërore, David Malpass.

Malpass paralajmëroi që miliarda njerëz janë prekur ekonomikisht për shkak të pandemisë.

Ai tha se pasoja ekonomike mund të zgjasë për një dekadë, transmeton rtv21.tv.

Në maj, Malpass paralajmëroi se 60 milionë njerëz mund të shtyheshin në “varfëri ekstreme” nga efektet e koronavirusit. Banka Botërore e përcakton “varfërinë ekstreme” si të jetosh me më pak se 1.90 dollarë për person në ditë.

Malpass tha se kjo pandemi ka qenë një goditje shkatërruese për ekonominë./21Media

Back to top button