Kos-Kurtit: Presim që Kosova të formojë qeverinë e re

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka deklaruar se shtetet e Bashkimit Evropian kanë konsensus për zgjerim tani, për Kosovën ajo tha se po presin formimin e qeverisë së re “për t’u fokusuar me energji të plotë në procesin e anëtarësimit”.

“Ka konsensus për zgjerim tani. Por dritarja e mundësisë, mund të mos jetë aty përherë. Po shohim përparim”, ka thënë ajo në samitin rajonal BE-Ballkani Perëndimor i cili është duke u mbajtur në Shkup.

Kos ka theksuar përparimin e Shqipërisë me hapjen e negociatave muajve të fundit.

Në këtë samit po merr pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Back to top button