Kosnett: E ardhmja e Kosovës është në duart e qytetarëve të saj

 

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka deklaruar se e ardhmja e Kosovës është në duart e qytetarëve të saj.

Kosnett ka bërë thirrje që pavarësisht motit me borë qytetarët të dalin të votojnë.

“E ardhmja e Kosovës është në duart e qytetarëve të saj. Mos lejoni borën apo COVID-19 për të ju ndaluar që të votoni. Raportoni parregullësitë dhe shkeljet tek policia e Kosovës, prokuroria, autoritetet zgjedhore apo mediat. Bëni zgjedhjet të lira, të drejta dhe të sigurta”, ka shkruar Kosnett në Twitter, në ditën kur Kosova po voton për zgjedhjet e parakohshme parlamentare./21Media

Back to top button