Fluks i madh i qytetarëve për të votuar në Prizren

 

Në qendrën më të madhe të votimit në Prizren, Q-20241 në shkollën “11 marsi” pasdite vërehet fluks shumë i madh i qytetarëve drejt qendrave të votimit, raporton rtv21.tv.

Pranë kësaj qendre është vërejtur edhe një shites i maskave me simbole të partive politike.

Enver Bytyqi, menaxher i qendrës Q-2042 në Prizren, tha se deri në orën 15:00 kanë dalur 4 mijë e 676 votues, apo 16.2 përqind e numrit total të personave me të drejt vote./21Media

Back to top button