Kosnett: SHBA gjithmonë në anën e Kosovës, por mos bëni gabime

Sipas Kosnett-it, të arrihet paqe do të duhet një marrëveshje me Serbinë, me njohje reciproke

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka uruar 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Përmes një video të postuar në facebook nga ambasada amerikane, ambasadori Kosnett është shprehur se nuk ka dyshim që marrëdhënie e Kosovës me SHBA-në do të vazhdojnë, duke rikujtuar që të mos bëhen gabime.

“Unë jam gjithmonë i impresionuar me rininë kosovare- të mençur, energjetik, kreativ meshkujt dhe femra të cilët kapin mundësit për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu në Kosovë.   Në marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Kosovës kanë pasur përfitime tek dy vendet dhe unë nuk kam dyshim që marrëdhëniet tona do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Por mos bëni gabime. Kosova është në dekadën e dytë si shtet i pavarur dhe demokratik.  Është e njerëzve të Kosovës që të marrin përgjithësitë që t’i bëni liderët tuaj të japin llogari për të ndërmarrë hapa e nevojshëm për progres”, është shprehur Kosnett.

Sipas tij, të arrish paqe do të duhet një marrëveshje me Serbinë, me njohje reciproke. “Arritja e drejtësisë do të thotë të marrësh veprime konkrete për të ndërtuar sundimin e ligjit dhe të luftoni korrupsionin në të gjitha nivelet  dhe për të ndërtuar prosperitetin do të thotë të bësh përpjekje të mëdha për të inkurajuar investimet ndërkombëtare dhe zhvillimin ekonomik”, ka shtuar ambasadori amerikan.

Kosnett ka thënë më tutje se sigurimi i së ardhmes kërkon lidership politik dhe qytetari të angazhuar.

“Unë jam i bindur që njerëzit në Kosovë janë të gatshëm për t’u përballur me këto sfida. SHBA-të do të jenë gjithmonë në anën tuaj. Urime Dita e Pavarësisë Kosovë”, ka shtuar më tutje ambasadori amerikan, Philip Kosnett.

Kosova është shpallur shtet i pavarur më 17 shkurt 2008 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, gjatë një seance solemne, ku deklaratën e pavarësisë e ka lexuar ish-kryeministri, Hashim Thaçi. Deklarata e Pavarësisë është miratua nga 109 deputetë të Kuvendit të Republikës, ku kanë munguar vetëm deputetët e komunitet serb./21Media

Back to top button