Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin

Kosova ka arritur një moment historik duke marrë vlerësimin e saj të parë kreditor sovran. Fitch Ratings, agjenci globale e vlerësimit, i ka dhënë Kosovës vlerësimin BB-, duke treguar perspektivë të qëndrueshme dhe duke e pozicionuar vendin në mënyrë të favorshme në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo ceremoninë e organizohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me USAID, ky vlerësim u tha se do të shërbejë si pasaportë e Kosovës në tërheqjen e investimeve të huaj.

Vlerësimi kreditor sovran është një matës kryesor i aftësisë kreditore të një vendi dhe kapacitetit për të përmbushur detyrimet financiare. Deri më tani, Kosova ishte i vetmi vend evropian pa vlerësim kreditor sovran. Kjo mungesë ka kufizuar qasjen e saj në tregjet financiare globale, ka penguar prurjet e investimeve të huaja dhe ka rritur koston e kapitalit. Vlerësimi i marrë rishtazi sjell avantazhe të shumta, duke përfshirë uljen e kostos së huamarrjes, mundësitë e shtuara për tërheqjen e investimeve të huaja, rritjen e qasjes në tregjet globale të kapitalit, nxitjen në njohjen ndërkombëtare dhe reforma të përshpejtuara strukturore ekonomike.

Me këtë rast, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ky vlerësim do të ketë ndikim pozitiv për vendin.

“ Nga Agjencia Fitch Ratings e cila i ka dhënë Kosovës vlerësimin 2B-. Ky vlerësim nënkupton se në perspektiven ndërkombëtare, Republika e Kosovës vendoset në hartën e shteteve si destinacion për investitorët e huaj. Agjencia Fitch Ratings në vlerësimin e saj ka marrë përbuzë faktor ekonomikë, financiar, institucional dhe politikë. Specifikasht metodologjia që përdorë agjencia për vlerësimin kreditor sovran merr për bazë tre vitet e fundit të përformancës financiare të vendit, andaj si qeveri që nga fillimi, veçanërisht përmes Ministrisë së Financave, jemi përkujdesur që të ndërmarrim politika të qëndrueshme të cilat do të shërbenin si katalizator për rritjen ekonomike dhe pozicionimin e favorshëm makro-fiskal të vendit. Kjo shihet qartazi në vlerësimin e Fitch Ratings që është dhënë për republikën tonë“, tha ai, duke shtuar se agjencia vlerëson se faktorët kyç kanë qenë ulja e deficitit buxhetor, rritja ekonomike, politikat e besueshme fiskale, rritja e vazhdueshme e mbledhjes së tatimit dhe niveli i ulët i borxhit publik në raport me bruto produktin vendor.

“Agjensia ka theksuar se qeveria jonë është mirë e pozicionuar për të shërbyer në mandat të plotë, si dhe ka shtyrë përpara shumë reforma të rëndësishme sikurse luftimi i korrupsionit, përkundër sfidave të shumta. Ky vlerësim kreditor sovran që dokumenton fuqinë financiare të vendit tonë për të larë borxhin dhe për të rritë besueshmërinë te investitorët ndërkombëtar ”, tha

Drejtoresha e Misionit të USAID në Kosovë, Eileen Devitt tha se ky është vlerësimi i parë për Kosovën ndërkombëtarësht të vlefshëm.

“Ky raport tregon progresin ekonomikë që ka arritur Kosova që nga pandemia dhe i parasheh mundësitë e tjera për investime. Po ashtu, tregon se si transparenca mund të qoj në rezultate të prekshme financiare. Për disa vite Kosova ishte shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor pa vlerësim kreditor dhe i kufizojë mundësitë për investime dhe aftësinë e vendit për të nxitur rritjen ekonomike“, tha ajo.

Ngjarja është kulmi i përpjekjeve afatgjata nga institucionet kosovare në partneritet me USAID- in për të forcuar ekonominë dhe për të siguruar rritje të mëtejshme. Për të marrë vlerësimin e lëshuar më 19 prill 2024, USAID-i, përmes Aktivitetit Promovimi i Investimeve dhe Qasjes në Financa, ka hyrë në partneritet me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) dhe ka bashkëpunuar gjerësisht me Fitch Ratings për të nisur dhe mbikëqyrur proceset përkatëse të vlerësimit.

Back to top button