​Kosova bëhet me Konsullatën e Përgjithshme në Poloni

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës është inauguruar sot në një ceremoni zyrtare në Varshavë të Polonisë e udhëhequr nga ambasadori Drilon Gashi.

Shefja e diplomacisë evropiane Donika Gërvalla tha se Polonia si vend mik i Kosovës ka potencial të madh të bashkëpunimit ekonomik, shkëmbim të studentëve, ekspertëve, përvojave në proceset integruese dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ministrja Gërvalla falënderoi Poloninë edhe për mbështetjen e saj të madhe për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Nënsekretarja e Shtetit të Ministrisë së Jashtme polake Moscicki-Dendys tha se krijimi i Misionit të Kosovës paraqet gur-themel të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe shprehu vullnetin dhe përkushtimin për të intensifikuar marrëdhëniet bilaterale në fushat me interes të përbashkët.

Ministrja polake vlerësoi lart ndihmën e Kosovës për Ukrainën dhe orientimin e saj perëndimor, duke ofruar mbështetjen polake në shtimin e lidhjeve ekonomike, kulturore dhe ndihmën në anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe integrimin në BE.

Back to top button