Kosova dhe Greqia thellojnë bashkëpunimin në trashëgimi kulturore dhe arte

Sot, në ambientet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ministri Hajrulla Çeku priti në takim homologen e tij nga Greqia, Lina Mendoni.
Qëllimi i këtij takimi ishte përforcimi i raporteve mes Kosovës dhe Greqisë, sa i përket bashkëpunimit për zhvillimin e trashëgimisë kulturore dhe artit.
Pas takimit, Çeku tha se është i motivuar për faktin se të dy shtetet kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në aspektin kulturor.
“Ne sot diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit dhe të thellimit të bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve tona, mes dy shteteve tona, dhe jam shumë i motivuar nga fakti se kemi gatishmërinë të dyja palët që të kalojmnë në veprime dhe aktivitete konkrete në emër të rritjes së këtij bashkëpunimi”, tha Çeku.
Po ashtu, e lumtur me këtë thellim të bashkëpunimit kulturor ishte edhe ministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Greqisë, Lina Mendoni, e cila ndër të tjera tregoi se e ka ftuar ministrin Çeku për takim në Greqi që të krijohet një plan konkret i këtij bashkëpunimi.
“Kemi pasur një diskutim konstruktiv për temat e trashëgimisë kulturore dhe të artit bashkëkohorë, dhe jemi shumë të lumtur që të gjithë kemi filluar bisedimet për fillimin e bashkëpunimit në temat e trashëgimisë dhe të artit……(05:55) Është me rëndësi që me hapa të shpejtë të punojmë drejt fillimit të bashkëpunimit tonë, andaj e kam ftuar ministrin e kulturës së Kosovës që të vijë në Greqi në mënyrë që të krijojmë një plan konkret me hapa konkrete që të zhvillohet bashkëpunimi”, tha Mendoni.
Ministrja Mendoni do të qëndrojë në Kosovë gjatë dy ditëve të ardhshme, ku edhe do të shfrytëzojë rastin që të vizitojë monumente të ndryshme kulturore historike të Kosovës, që të njihet me trashëgiminë kulturore dhe artin e këtij vendi.

Back to top button