Kosova dhe Izraeli të gatshme për thellim të bashkëpunimit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Shtetit të Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
Konjufca e uroi ambasadoren për detyrën dhe i dëshiroi suksese, duke vlerësuar njëherësh jetësimin e misioneve diplomatike si një kapitull të ri me rëndësi të veçantë në avancimin e marrëdhënieve shtetërore, politike dhe ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.
Ai tutje vuri në pah raportet miqësore mes shqiptarëve dhe hebrenjve përgjatë historisë dhe u shpreh me mirënjohje për kontributin e Shtetit të Izraelit në strehimin e refugjatëve kosovarë të luftës.
Në takim u shpreh gatishmëria e dyanshme për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë për qytetarët dhe shtetet./21Media

Back to top button