Haradinaj vet i dhjeti i shkon në takim Ramës

Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë, siguri e politikë të jashtme, ishin temat kryesore të takimit të sotëm të deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Përmes një shkrimi në Facebook, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në takim u bisedua gjithashtu për projektin e Hekurudhës Prishtinë – Durrës, që siç është shprehur ai, si projekt i domosdoshëm për të dyja vendet, si dhe dhënien e dyshtetësisë për qytetarët tanë.
“Falënderova kryeministrin Rama për ndihmën e shtetit shqiptar gjatë krizës energjetike në Kosovë dhe shpreha nevojën e gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në këtë kohë aspak normale”, ka shkruar Haradinaj./21Media
 

Back to top button