Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi kanë krijuar reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore në çështjet civile dhe komerciale.
Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook.
Haxhiu ka theksuar te tash e tutje vendimet e lëshuara nga Gjykatat e Kosovës mund të njihen dhe ekzekutohen në Mal të Zi dhe anasjelltas.
“Krijohet reciprocitet në mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore në çështjet civile dhe komerciale. Nga tani e tutje vendimet e lëshuara nga Gjykatat e Republikës së Kosovës në çështjet civile dhe komerciale mund të njihen dhe ekzekutohen në Malit të Zi dhe anasjelltas”, ka shkruar Haxhiu.
Ministrja tutje ka thënë se ky është një zhvillim i rëndësishëm në mes dy vendeve.
“Ky është një zhvillim i rëndësishëm që do të mundësojë një rrjedhë më të lehtë të njohjes dhe ekzekutimit të vendimeve të gjykatave të Kosovës, duke përmirësuar bashkëpunimin juridik dhe duke ndihmuar në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare në këtë fushë ndërmjet dy shteteve në fjalë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. /21Media